Ismail Tasholli nga platforma “Liria Ka Emër”, ka folur para protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Tasholli theksoi se janë mbledhur sot për ish-krerët e UÇK-së, duke sqaruar se kjo protestë nuk ka të bëjë me parti politike dhe mitingje, pasi, siç tha ai, varri i dëshmorit dhe liria nuk kanë parti politike. “Jemi mbledhur këtu për ju, për UÇK-në, jemi bërë bashkë për të çuar një mesazh të rëndësishëm, jo për partitë politike, jo për mitingjet e caktuara, jemi bërë bashkë për ju, sepse varri i dëshmorit nuk ka parti politike dhe liria nuk ka parti politike”, tha Tasholli.
Protesta ka nisur në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova kanë dalë në rrugë, duke nisur protestën me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Në protestë janë parë edhe zyrtarët më të lartë të PDK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





