Protesta për Drejtësi për Ish-Pjesëtarët e UÇK-së në Prishtinë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, ka mbajtur një fjalim emocionues para protestuesve të mbledhur në sheshin e Prishtinës, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ngriti shqetësime rreth peshës që, sipas tij, i është dhënë dosjeve të Serbisë në proceset gjyqësore, duke e krahasuar këtë me dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë. “Si ka mundësi të jenë më të besueshme për këtë gjykatë dosjet e Serbisë, më shumë se dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë.

Kurrë nuk keni pasur dhe nuk do të keni aleatë më besnikë se ushtarët e UÇK-së”, tha Syla.


- Advertisement -

Ai gjithashtu iu drejtua botës demokratike nga sheshi, duke theksuar se kërkojnë drejtësi të pastër dhe jo favore. “Sot nga ky shesh i mbushur me zemra që rrahin për atdheun, i bëjmë thirrje gjithë botës demokratike.

Ne nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti, sepse nuk ka gjykatë në këtë rruzull tokësor që mund ta zhbëjë të vërtetën e pastër, të gjakut tonë për liri”, u shpreh ai.

Ismail Tasholli nga platforma “Liria Ka Emër”, gjithashtu foli para protestuesve, duke e theksuar se janë mbledhur për UÇK-në dhe jo për parti politike. “Jemi mbledhur këtu për ju, për UÇK-në, jemi bërë bashkë për të çuar një mesazh të rëndësishëm, jo për partitë politike, jo për mitingjet e caktuara”, tha Tasholli.

Protesta ka filluar me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, të cilët brohorasin “UÇK, UÇK”, duke e nisur me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në protestë janë parë edhe zyrtarët më të lartë të PDK-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *