Protesta “Jo në emrin tim!”: Çlirim Haziri Zbulon Fytyrën e Vërtetë të Pushtetit

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, gjatë fjalës së tij shprehu mendimin se gjatë protestës së djeshme ra perdja e fundit të fytyrës së pushtetit në vend.

Ai theksoi se ngjarjet e së hënës ishin turpi më i madh, veçanërisht rrahja e pamëshirshme e veteranëve të UÇK-së. “Motra e vëllezër, qytetarë të lënduar por të pathyeshëm, qytetarë të qëndresës.

Dita e djeshme zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij pushteti.


- Advertisement -

Dje ra edhe perdja e fundit, rinia e këtij vendi hodhi fishekzjarre në shenjë proteste, por përgjigjen që e mori nga shteti ynë ishte shkopi i hekurt i pushtetit.

Me urdhër të Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës, dje u gjakosën sheshet e Prishtinës, u rrahën qytetarët e u goditën familjarët e dëshmorëve, por më e dhimbshmja, turpi më i rëndë që ka parë ndonjëherë faqja e dheut, u rrahën pamëshirshëm veteranët e UÇK-së”, tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *