Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se deri më tani nuk kanë marrë ftesë për një seancë të jashtëzakonshme që është raportuar të zhvillohet në orën 14:00.
Ai theksoi se, jo zyrtarisht, kanë mësuar se po bëhet një tentativë për organizimin e kësaj seance, por ende nuk dihet nëse do të jetë në rend dite çështja për ligjin apo presidentin. “Deri më tani nuk kemi informata zyrtare por jozyrtare që do të kenë një ftesë për të mbledhur seancën e jashtëzakonshme që të diskutohet tutje për ecurinë, nuk e dimë se a do të jetë në rend dite çështja për ligjin apo presidentin”, tha ai.
Lushtaku shtoi se “Nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare, po presim që të kemi një informatë zyrtare”, gjatë një lidhjeje direkte me televizionin Klan Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





