Prokuroria në Prishtinë ndalon Gani Gecin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Gani Gecin për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmeti, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Geci është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kanosur gazetarin Mehmeti për shkak të angazhimit të tij profesional.


- Advertisement -

Në kuadër të hetimeve, janë intervistuar si gazetari Mehmeti ashtu edhe i dyshuari Geci, me qëllim të mbledhjes së informacionit të nevojshëm për rastin.

Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave për procedurat e mëtejshme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ritheksuar angazhimin e saj për mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *