Përplasje mes Teuta Haxhiut dhe Arbërie Nagavcit në Komisionin për Buxhet

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka pasur një përplasje të ashpër me deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, gjatë një mbledhjeje në Komisionin për Buxhet.

Haxhiu e akuzoi Nagavcin se po shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës me përzierjen e saj në kompetencat lokale. “Po më flet për agjendë të opozitës, normal që kemi agjendë dhe do ta shtyjmë nga dita 1 deri në ditën e fundit.

Por veç po i referohem fjalës së saj. Është fakt që zonja Nagavci si ministre është shkelëse e Kushtetutës.


- Advertisement -

Unë e di përvojën e secilës.

Jeni numër një për shkelës të Kushtetutës”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja e Aleancës e theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është praktikante dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë.

Ajo gjithashtu theksoi se Nagavci s’ka kërkuar as falje për shkeljet e bëra.

Pas këtyre akuzave, Nagavci mori fjalën duke shprehur se nuk dëshiron të futet në debat me Haxhiun, duke theksuar se ka pasur deklarata të ngjashme në të kaluarën dhe se për këtë e ka paditur. “Do të evidentohet tendenca e saj për shpifje”, ka thënë Nagavci.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *