Dështimi i Mbledhjes së Komisionit për Buxhet për Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, e cila kishte si objekt shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pas kundërshtimeve lidhur me mënyrën e prezantimit të projektligjit.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e ka kundërshtuar mbajtjen e kësaj pike në rend dite pa praninë e ministrit, duke kërkuar që shqyrtimi të shtyhet. “Ne kemi pasur praktikë që të kemi vetëm ministrin, nuk është mirë që të ndryshojmë këtë.

Përderisa nuk kemi përfaqësues nga Ministria, më duket e arsyeshme që të mos mbahet kjo pikë e rendit të ditës”, tha ai.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *