Policia kap tre shtetas kolumbiane për prostitucion në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar tri shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira në këtë qytet.

Prangat u janë vendosur edhe dy shtetasëve shqiptarë, si dhe është proceduar penalisht pronarja e një apartamenti që e ka lëshuar me qira për qëllime prostitucioni.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent Home 3” u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A.


- Advertisement -

M., 48 vjeçe, P.

B., 32 vjeçe dhe D.

R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen “3 Heronjtë” dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D.

D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *