Arrestohet 28-vjeçari norvegjez në Fier për shpërndarje kokainës

Një 28-vjeçar nga Norvegjia është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së kokainës.

Policia shqiptare ka njoftuar se personi i dyshuar është kapur në flagrancë.

Në njoftim thuhet se i dyshuari ishte banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos. “Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.”, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Aty thuhet se rasti është iniciuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *