Finalja e zhvilluar mbrëmë përmbylli edicionin me shpalljen e Selin Bollatit si fituese të këtij sezoni.
Rogerti, i cili doli i pari nga gara mes katër finalistëve, u duk qartësisht i pakënaqur me rezultatin e finales.
Menjëherë pas eliminimit, ai u pa i tensionuar dhe u largua pothuajse menjëherë nga studioja e spektaklit, pa qëndruar gjatë në përfundim të transmetimit.
Situata u bë edhe më e dukshme më vonë, pasi Rogerti nuk ishte i pranishëm në festën e organizuar pas finales, ku zakonisht marrin pjesë stafi dhe ish-banorët për të mbyllur sezonin.





