Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka raportuar se ka zhvilluar një takim me Këshilltarin Special të Presidentit amerikan, Massad Boulos.
Pas takimit, Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj Kosovës nga administrata e Donald Trump, duke përfshirë ftesën për të qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
Ajo shprehu shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë për popullin e Kosovës, duke bashkëpunuar për përparimin e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.
Në përfundim, Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë.





