Person i dënuar me burg për mashtrim arrestohet në Prizren

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.

Zyrtarët e Stacionit Policor në Prizren kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin R.Q., 62 vjeç, i cili është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.

Pas arrestimit, ai është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *