Prokuroria Speciale e Kosovës ngrin aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’.

Të pandehurit P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D. akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 6 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë.

Sipas aktakuzës, ata kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit janë dërguar në vendin e quajtur ‘Megja’, ku janë ekzekutuar me armë zjarri. ‘PSRK, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë’, thuhet në njoftim/Klankosova.tv


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *