Përgjigjet e Lutfi Hazirit mbi zhvillimet politike në Kosovë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se qëndrimi i kësaj partie në lidhje me ngjarjet politike të fundit nuk përbën ndonjë novitet.

Ai ka theksuar se LDK-ja, edhe në raste të tjera, ka mbështetur rezoluta që shprehin vullnetin e përbashkët politik.

Haziri ka shpjeguar se mospjesëmarrja në veprime të caktuara, pa dyshim, është pjesë e rolit politik që LDK-ja ka pasur në këtë proces. “Nuk ka asgjë të re në këtë rrethanë.


- Advertisement -

LDK-ja nuk e ka kundërshtuar, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Ka mbështetur rezolutën si vullnet i përbashkët.

Në rezolutë shprehet vullneti politik.

Por kur vijnë këto veprimet e tjera, natyrisht, mospjesëmarrja me kundërshtim është e mjaftueshme për rolin politik që në këtë proces LDK-ja ka pasur dhe duhet me kuptuar.

Ajo që sot po pohojmë, në shtëpinë e të varurit mos e përmend litarin, është diçka në të cilën ne duhet të vazhdojmë dhe të ndërtojmë mundësi për bashkëpunim për të gjitha çështjet që janë në interes të Republikës.

Kemi kërkuar drejtësi për të gjithë, kemi thënë që drejtësia duhet të vendoset për të gjithë në Kosovë, jo vetëm për ne, dhe tani kanë bashkangjitur edhe parti të tjera.

Kjo është e mirë, tani po punohet për të vendosur drejtësi për të gjithë”, tha Haziri.

Ai gjithashtu diskutoi vendimin e Kuvendit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se bëhet fjalë për një institucion që përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës. “Në këtë frymë është e pritshme për LDK-në.

Por është vendim i Kuvendit të Republikës, është institucion që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës.

Dhomat e Specializuara janë rezultat i votimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ka ndarje të sovranitetit dhe drejtësisë, por kjo me koordinim dhe bashkëpunim mund të rregullohet dhe mund të gjenden mënyra për të zbatuar ligjin.

Me këtë rast, dëshiroj ta përgëzoj dhe uroj Justina Shiroka Pulën.

Zgjedhja e saj për presidente është shpresë.

Ajo përballon një situatë dhe krizë politike që ka çuar Kosovën në vite të humbura.

Ajo tani bart këtë shpresë të pjesës dërmuese të Kosovës, që Kosova ka potencial dhe mundësi për të përballuar proceset politike, dhe jo vetëm opozita, por edhe shoqëria civile e të tjerët kanë një derë për të komunikuar dhe uroj të mos jetë një shpirt ku mund të vajtojnë”, deklaroi ai.

Haziri ka komentuar gjithashtu procesin e zgjedhjes së presidentes, duke u ndalur në marrëveshjen e mëparshme të LDK-së me kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaturën e Bekim Sejdiut. “LDK-ja ka pasur një proces të ndërtuar me zotin Kurti dhe ka dalë një emër, Bekim Sejdiu.

Ai nuk doli i mjaftueshëm dhe zoti Kurti vendosi të ndërtonte një rrugë tjetër me PDK-në.

Si u ndërtua kjo marrëveshje dhe si u negociua u pa këtë të diel.

Fillojmë me Bekim Sejdiun dhe përfundojmë me Justina Shiroka-Pulën, kemi edhe katër emra në mes.

Kjo është çështje e një modeli që kanë zgjedhur ata, zoti Kurti apo zoti Hamza.

Në fund prodhojnë një shumicë politike.

LDK-ja, në këtë proces, paraqet një standard të ri.

Ju e dini, kur janë zgjedhur presidentët, sa herë partia që nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes nuk ka marrë pjesë në seancë.

Ne kemi marrë pjesë në seancë dhe kemi qëndruar.

Votimi është akt politik.

Votimi është akt politik.

Votoni, nuk votoni, abstenoni, është akt politik.

Ne kemi qëndrim politik dhe kemi bërë akt politik.

Pjesëmarrja jonë është akt politik, mosvotimi është akt politik dhe duhet ta kuptoni.

Kemi uruar njëri-tjetrin, dhe e para që ka uruar e dini kush ka qenë?

Për befasi, sigurisht për të mirën.

Tani vazhdojmë të jetojmë me institucionet.

Ne e ruajmë atributin e partisë institucionaliste deri në fund, kjo është vlerë politike, nuk është dobësi”, përfundoi Haziri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -