Franceska Murati ndan një moment të frikshëm përmes Instagramit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Franceska Murati, ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që i ka ndodhur së fundmi.

Përmes një Instastory, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet një hapësirë e hapur në trotuar, ndërsa tregon se për pak sa nuk përfundoi aty pasi u shpërqendrua duke parë telefonin. “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjet”, ka shkruar ajo.

Nga fotografia duket se ka qenë duke ecur në rrugë, kur një moment shpërqendrimi mund ta kishte përfunduar në një situatë shumë më të rrezikshme.


- Advertisement -

Me këtë postim, Murati ka ndarë me humor një moment që, megjithëse zgjati vetëm disa sekonda, duket se e ka trembur jo pak.

Ajo u bë më e njohur për publikun me paraqitjen në edicionin e tretë të Big Brother VIP.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -