Të dielën pritet që një front i ftohtë të depërtojë në Kosovë, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe herë pas here reshje shiu në të gjithë territorin.
Lokalisht, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga veriu, e cila në disa momente pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi që arrin prej 15-55 km/h.
Temperaturat do të regjistrojnë një ulje të ndjeshme, me minimale që do të variojnë prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 16 dhe 20°C.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





