Protesta e Shqiptarëve në Belgjikë ndaj Gjykatës Speciale: Nevojitet Lobim në Evropë

Shqiptarët e mërgatës në Belgjikë organizuan një protestë dje për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ismet Ademi, organizatori i protestës, theksoi se përveç protestave, është e domosdoshme të fillohet edhe lobimi në institucionet evropiane për këtë çështje. “Përveç protestave dhe gjithë atyre aktiviteteve të mërgatës ose të popullit shqiptar të Kosovës, duhet të merret edhe një veprim tjetër, të lobohet në Bashkimin Evropian, në institucionet e Evropës dhe në të gjitha instancat më të larta, që të tregohet se ky gjykim për çlirimtarët tanë është i padrejtë,” tha Ademi.

Ai gjithashtu njoftoi se kanë për qëllim të takojnë deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, në mënyrë që përmes takimeve dhe angazhimeve të tjera të avancojnë këtë çështje.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *