Në ditën e shtunë, pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta.
Vranësirat do të shtohen gjatë ditës, duke krijuar kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Nuk përjashtohet mundësia që reshjet të jenë të shkurtra dhe lokalisht të shoqëruara me erëra të përforcuara.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 28°C deri në 34°C.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





