Bebe Rexha performon live në New York për mijëra fansa në Rockefeller Plaza

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza. 36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së, Today, si pjesë e Citi Concert Series, ku interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut të shumtë.

Performanca në New York vjen në një periudhë tejet aktive për këngëtaren shqiptare, e cila gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar në promovimin e “Dirty Blonde”, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës për koncerte dhe paraqitje publike.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *