Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë publik transferimin e përkohshëm të Bekim Hoxhës.
Sipas njoftimit në Facebook, Hoxha, i Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, do të kryejë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës për një muaj.
Ministria ka shpjeguar se vendimi është marrë për të siguruar funksionimin e rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës. “Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja”, përfundon njoftimi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





