Fluksi i lartë i qytetarëve dhe mjetëve në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës së gushtit

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me një fluks të lartë të qytetarëve dhe mjetëve në pikën e përbashkët kufitare të Morinës.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë fundjavën e fundit të gushtit për të kaluar pranë bregdetit.

Numri më i lartë i mjetëve u shënua mes orës 5 deri në orën 7 të mëngjesit.


- Advertisement -

Policia kufitare ka operuar me procedurën e përshpejtuar për kalimin e kufirit pa kontroll për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë herë pas here krijohen kolona të gjata mjetesh deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Kjo javë e fundit e gushtit shënon edhe mbylljen e sezonit të pushimeve për qytetarët e Kosovës, pasi në Kosovë procesi mësimor fillon më datën 1 shtator, sipas abcnewsal, transmeton Klankosova.tv.

Procedura e kalimit të kufirit pa kontroll për mjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës është në fuqi deri më datën 30 shtator, sipas marrëveshjes ndërqeveritare.

Kjo procedurë aplikohet në dy sezone: nga data 1 maj deri më 30 shtator për sezonin e verës dhe nga 1 nëntor deri më 28 shkurt për sezonin e dimrit.

Në kufirin Shqipëri-Kosovë, funksionojnë 5 pika të kalimit kufitar dhe 22 vendkalime të lehtësuara për qytetarët e zonës kufitare në distancat 30 km nga vija e kufirit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *