Olivia Wilde tregon për puthjen e papritur të Penelope Cruz në xhirimet e filmit ‘The Invite’

Aktorja Olivia Wilde ka treguar se nuk e priste aspak veprimin e papritur të Penelope Cruz gjatë xhirimeve të filmit, ‘The Invite’.

Cruz shfaqet në një rol të ftuar në këtë film dhe gjatë një skene vendosi të improvizonte, duke e puthur Wilde pa e pasur këtë pjesë në skenar.

Wilde pranoi se momenti e befasoi plotësisht.


- Advertisement -

Ajo shpjegoi se skena ishte menduar vetëm për të paraqitur takimin mes personazheve të tyre, por Cruz vendosi të shtonte puthjen si një element spontan. ‘U shokova plotësisht, por në të njëjtën kohë ishte edhe seksi.

Mendova: ‘Në rregull, Penelope’’, tha ajo.

Shtoi se gjithçka ndodhi në prani të bashkëshortit të Penelope Cruz, aktorit Javier Bardem, i cili ishte gjithashtu në xhirime.

Wilde foli me shumë admirim për Cruz, duke e përshkruar si një nga aktoret më të veçanta. ‘Ajo është qenia njerëzore më karizmatike dhe një forcë e vërtetë natyrore’, u shpreh aktorja.

Filmi ‘The Invite’ tregon historinë e çiftit Angela dhe Joe, të cilët organizojnë një darkë për fqinjët e tyre, por mbrëmja merr një drejtim të papritur dhe hap pyetje rreth marrëdhënieve të tyre dhe zgjedhjeve në jetë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *