Njoftim i Ujësjellësit: Mungesë uji në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se një operator ekonomik do të kryejë punime në rrugën ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’.

Si rezultat i këtyre punimeve, disa zona si Lagjja Universitare, rruga ‘Holger Petersen’, rruga ‘Muharrem Fejza’, si dhe rrugët në ‘Matin 1’ do të jenë pa ujë për një periudhë kohore të caktuar.

KRU-ja ka kërkuar mirëkuptim dhe ka kërkuar falje për shqetësimet e shkaktuara gjatë kryerjes së punimeve.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *