Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar Kursi i Avancuar për Snajper, me qëllim të rritjes së aftësive profesionale të pjesëtarëve.
Kursi ka përqendruar trajnimin në detyrat e vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri.
Pjesëmarrësit janë trajnuar në aspekte të ndryshme profesionale si planifikimi i misionit, qitjet, përdorimi i sistemeve të precizionit SIG Sauer, kamuflimi dhe lëvizja.
FSK-ja thekson se investimi në rritjen e profesionalizmit është prioritet për përmbushjen e misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





