Leonora Jakupi reagon ndaj shkrimeve të mediave serbe për aktivitetin e saj artistik

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka reaguar pas disa shkrimeve të publikuara nga mediat serbe, të cilat kanë trajtuar atë dhe aktivitetin e saj artistik.

Raportimet e fundit nga mediet serbe për artisten shqiptare vijnë pas shpalljes së verdiktit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi ka reaguar ndaj raportime të mediave serbe, duke publikuar edhe një kolazh me titujt e disa prej artikujve. “Sulme, tituj, presion..


- Advertisement -

Si gjithmonë”, ka shkruar këngëtarja.

Në artikujt e publikuar, mediat serbe kanë shkruar për profilin dhe prejardhjen e artistes, ndërsa kanë rikthyer në vëmendje edhe këngën e saj “A vritet pafajësia”, të cilën Jakupi e kishte publikuar në vitet ’90.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bëhet pjesë e raportimeve të mediave serbe.

Në muajin shkurt, disa prej tyre kishin shkruar edhe për këngën e saj “Komandant”, e cila kishte nxitur reagime në Serbi.

Disa prej mediave patën raportuar mbi projektin e ri muzikor të Leonorës, duke e quajtur skandaloze faktin se ishte shfaqur me emblemën e UÇK-së në klip.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *