Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 11-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Gazetarja shqiptare, Alba Kepi, në emisionin ‘Kosova Today’ ka bërë të ditur se e mitura ka origjinë shqiptare.
Sipas saj, të gjitha ekipet emergjente ishin angazhuar për të shpëtuar 11-vjeçaren, por për fat të keq e njëjta kishte humbur jetën.
Gazetarja tha se hetimet po vijojnë për të kuptuar saktë se çfarë ka shkaktuar vdekjen e të miturës.





