Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Julie Davis, ka vendosur të japë dorëheqjen në qershor dhe të pensionohet nga shërbimi diplomatik.
Njoftimi u bë të mërkurën nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së, ndërsa spekulohet se vendimi mund të lidhet me qasjen e Uashingtonit ndaj Ukrainës.
Davis ka qenë në detyrë në Kiev për një vit, duke e pasuar Bridget Brinkun, i cili u largua në prill 2025 duke kritikuar administratën Trump për trajtimin ndaj Ukrainës dhe Rusisë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë sugjerimet se dorëheqja e Davis vjen për dallime politike me Presidentin Trump.





