Aksident fatal në Fier: Drejtuesi i biçikletës rreth 65 vjeç humbet jetën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.

Mediat shqiptare raportojnë se automjeti është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën.

Automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.


- Advertisement -

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *