Dy ditë pasi Ilir Meta u shfaq në kafazin e qelqtë në GJKKO ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e tij, deputeti demokrat Klevis Balliu i shkoi për vizitë në burg.
Për gati një orë Balliu, zhvilloi takim më Presidentin e Partisë së Lirisë, por inspektoi dhe kushtet ku jetojnë të burgosurit e tjerë.
Deputeti opozitar pohon se Metës po i bëhen padrejtësi në qeli dhe po hakmerren politikisht me të.
Kërkesa e Metës për seanca publike është mbështetur edhe nga demokrati.
Balliu paralajmëroi vizita edhe në burgjet e tjerë për të parë se në çfarë kushtesh jetojnë të burgosurit.





