Ngërçi politik në Kosovë: Situata e papërfunduar pas zhvillimeve në Kuvend

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon edhe pas zhvillimeve të fundit në Kuvend.

Palët politike mbeten larg një marrëveshjeje për hapat që do ta zhbllokonin situatën, ndërsa përplasjet rreth rendit të prioriteteve po e shtyjnë përpara krizën institucionale.

Në horizont mbetet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por pa një dakordim paraprak për funksionalizimin e institucioneve.


- Advertisement -

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare.

Kurti ka komentuar edhe qëndrimin e LDK-së, dhe ofertën për bashkëqeverisje.

Pak para këtyre deklarimeve, deputetët e PDK-së dhe Aleancës u paraqitën në sallën plenare, kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Jehona Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja pret fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, e më pas zhvillimin e një procesi për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *