Përgatitjet tashmë janë në rrugë për edicionin e pestë të “Shqip Up Comedy Festival”, një nga ngjarjet më të mëdha të humorit për komunitetin shqiptar në Zvicër.
Edicioni i këtij viti shënon pesë vjet nga fillimi i festivalit dhe organizatorët premtojnë një mbrëmje plot humor.
Festivali do të zhvillohet më 31 tetor 2026 në Stadthalle Dietikon në Zürich, ndërsa datat e biletave Early Bird janë tashmë të përcaktuara.
Biletat e para do të jenë në dispozicion që nga 26 gushti në Eventfrog.
Organizatorët inkurajojnë të gjithë që të sigurojnë vendet e tyre në kohë. “5 VJET T’KESHME. 5 VJET HISTORI.
Zürich, po vjen nata që s’harrohet!
SHQIP UP COMEDY FESTIVAL – Edition 5 po rikthehet ma i madh se kurrë”, thuhet në njoftimin e festivalit të publikuar në Instagram.
Organizatorët kanë paralajmëruar se biletat Early Bird do të dalin në shitje më 26 gusht, duke ju ftojë të gjithë që të mos vonojnë për të siguruar biletat. “5 vjet t’keshme… e kjo osht veç fillimi”, përfundon njoftimi i tyre.
I bërë tashmë traditë për shqiptarët në Zvicër, “Shqip Up Comedy Festival” është një nga organizimet më të mëdha të diasporës shqiptare në këtë shtet, duke sjellë humor, muzikë dhe atmosferë festive çdo vit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





