Vjosa Osmani komenton deklaratën e Albin Kurtit për Lumir Abdixhikun

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin ‘Adresa’ ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot e cilësoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun si mik.

Osmani ka thënë se i vjen mirë që Kurti e quan Abdixhikun mik, por ka rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun e LDK-së me ‘lider fisesh’. ‘Mua po më vjen mirë që po e quan kryetarin Abdixhiku mik kur para dy javësh e krahasonte me lider fisesh, dhe ky cilësim nga ana e tij nuk ishte i mirë, sepse këto cilësime ndaj krerëve, në këtë rast ndaj Abdixhikut, e dëmtojnë besimin dhe mundësinë për bashkëpunim’, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se deklaratat e tilla mund të ndikojnë në raportet ndërmjet liderëve politikë dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *