Moti në Kosovë sot: Temperaturat rriten gradualisht, diell dhe stabilitet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe do të jetë stabil.

Duke filluar nga dita e sotme, temperaturat do të shënojnë rritje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 33 gradë celsius.


- Advertisement -

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriperëndimore dhe perëndimore, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -