Tërmet me magnitudë 3.9 regjistrohet në Shqipëri – Informacione të fundit

Një tërmet me magnitudë 3.9 është ndjerë sot në mëngjes në Shqipëri.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, lëkundjet janë regjistruar në ora 07:52, sipas kohës lokale.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 12 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe rreth 44 kilometra në juglindje të Tiranës.


- Advertisement -

Deri më tani, nuk ka raportuar dëme materiale apo lëndime personash si rezultat i këtyre lëkundjeve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -