Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zbutur qëndrimin e tij duke e ftuar në një takim për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.
Por Aleanca nuk po lëshon pe.
Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka bërë të qartë se partia nuk do të ulet në tavolinë pa u adresuar gjashtë kërkesat programore, duke theksuar se ato nuk kanë të bëjnë me ndarjen e pushtetit, por me politika shtetërore.
Tahiri kritikon mënyrën se si është qeverisur vendi në dy vitet e fundit, pretenduar se Kosova po vazhdon të drejtohet me ushtrues detyre për shkak të një strategjie politike të Kurtit.
Aleanca ka publikuar gjashtë kërkesa si bazë për mbështetjen e procesit të formimit të institucioneve, duke theksuar se kërkon vetëm zbatimin e politikave që janë në interes të vendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





