Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se sot në Kosovë do të aplikohet një kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autostradat, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi pritet që temperaturat të arrijnë 32 gradë celsius ose më shumë.
Automjetet e këtij lloji do të lejohen të qarkullojnë pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, ndërsa automjetet e organeve të rendit, sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore do të përjashtohen nga kjo masë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





