Miri në Finalen e Big Brother-I: Veprimi i Tij i Papritur në Dhomën e Gjumit

Miri në finale paralajmëroi se do të bënte një veprim që kishte menduar prej kohësh, duke lënë të kuptohej se dëshironte të rikthehej edhe një herë në një moment simbolik për të brenda shtëpisë së Big Brother.

Ky paralajmërim erdhi në çastet kur ai dhe Selini mbetën të fundit brenda shtëpisë, pak para se të dilnin drejt studios së finales.

Në ato momente, ai iu drejtua Ledionit duke i thënë se dëshironte të shkonte deri në dhomën e gjumit për të realizuar këtë veprim që e kishte paralajmëruar.


- Advertisement -

Pas lejes, Miri shkoi drejt dhomës së gjumit dhe u shtri në krevatin që kishte ndarë me Selinin për disa ditë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi në fillim, një veprim që u komentua shumë menjëherë nga publiku dhe në rrjetet sociale.

Gjatë këtij momenti, ai u shpreh: “Unë kam më shumë se dy muaj që nuk jam shtrirë te ky krevati, dhe doja që të shtrihesha edhe një herë te krevati i cili ka filluar startin e këtij Big Brother-i, ndoshta për fat, ja kaq”.

Ndërkohë, Selinit ky veprim iu duk i çuditshëm dhe reagoi menjëherë duke u çuar nga vendi dhe duke shkuar drejt derës së Vodafone, për të dalë drejt studios.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *