Ministrja e Drejtësisë në Kosovë viziton gërmimet për mbetje mortore në Kalludër e Vogël

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka inspektuar më locacionin në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku po kryhen gërmimet për mbetje mortore të dyshuara të 23 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo bëri thirrje për mos spekulime derisa ekspertët të finalizojnë punën dhe shprehu shpresën për rezultate të sakta.

Ministrja e vlerësoi si pozitiv faktin që gërmimet kanë sjellë rezultate, duke theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në kërkimin e personave të zhdukur.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -