Anëtari i LDK-së, Ismet Beqiri, theksoi se kryetari i partisë duhet të respektojë traditën e LDK-së për përgjegjësi, duke e lënë rrugën atyre drejtuesve që nuk arrijnë rezultate të mira zgjedhore.
Ai gjithashtu kujtoi se presidentja Vjosa Osmani kishte qenë dikur kandidate e LDK-së për presidente, por tani nuk është më pjesë e partisë. “Kjo LDK ka krijuar një rregull: kush i humb zgjedhjet ose nuk arrin rezultat të mirë, duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit”, deklaroi Beqiri, sipas RTV21.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





