Detajet e reja rreth vdekjes së Chris Anne Affleck: Familja Affleck goditet nga humbja e dhimbshme

Detajet e fundit rreth vdekjes së Chris Anne Affleck, nënës së aktorëve Ben dhe Casey Affleck, kanë ardhur në dritë.

Certifikata e vdekjes tregon se ajo ndërroi jetë më 2 qershor në shtëpinë e Ben Affleck në Los Angeles, për shkak të një arresti kardiopulmonar.

Chris Anne vuante prej muajsh nga kanceri në pankreas, i cili kontribuoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.


- Advertisement -

Në moshën 83-vjeçare, ajo u nda nga jeta në gjumë, pasi ishte diagnostikuar me kancer në dhjetor.

Pak ditë para vdekjes, arriti të përmbushi njërën nga dëshirat e saj të fundit, duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të saj, Atticus.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -