Këngëtari, kantautori dhe aktori irlandez Glen Hansard ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pasi u përfshi në një aksident me motoçikletë në Dublin, në orët e para të së mërkurës.
Lajmin e konfirmoi kompania e tij menaxhuese, e cila tha se familja e artistit është thellësisht e tronditur dhe zemërthyer nga humbja e tij.
Policia irlandeze bëri të ditur se Hansard humbi jetën në një aksident ku ishte përfshirë vetëm motoçikleta e tij.
Hansard ishte një nga emrat më të njohur të muzikës irlandeze.
Ai fitoi çmimin Oscar në vitin 2008 për këngën ‘Falling Slowly’, pjesë e filmit ‘Once’, ku luajti edhe rolin kryesor përkrah Markeeta Irglova.
Ai ishte gjithashtu vokalisti i grupit ‘The Frames’, pjesë e duetit ‘The Swell Season’ dhe kishte publikuar disa albume solo gjatë karrierës së tij.
Përveç muzikës dhe aktrimit, Hansard njihej edhe për angazhimin në aktivitete bamirësie në Irlandë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





