Varreza masive në Zubin Potok ka rikthyer në qendër të vëmendjes plagët e luftës dhe kërkimin për drejtësi.
Familjarja e një nga personave të zhdukur, Lutfije Ademi Vokshi, motra e intelektualit që dyshohet se është një nga viktimat e kësaj ngjarjeje, Adem Ademi u shpreh e bindur se në atë varrezë bëhet fjalë për grupin e intelektualëve që më pas u shpallën të zhdukur.
Ajo e përshkroi vëllain e saj si një kirurg të përkushtuar ndaj punës dhe në shërbim të atdheut.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





