Ministri i Jashtëm në detyrë: Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk është në kundërshtim me Kushtetutën

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën.

Konjufca ka thënë se, duke marrë parasysh situatën e krijuar pas zgjedhjeve, dispozitat kushtetuese janë interpretuar në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe çështjen e afatit për përfundimin e seancës konstituive. “Nuk mendojmë se është shkelur Kushtetuta.

Kushtetuta, për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve që i kemi kaluar prej vitit të kaluar, prej zgjedhjeve të shkurtit, ka shkuar duke u interpretuar”, ka thënë Konjufca.


- Advertisement -

Ai ka vlerësuar se procesi i themelimit të Kuvendit nuk është domosdoshmërisht i kufizuar në një ditë, ndërsa për afatin prej 24 orësh ka thënë se ekzistojnë interpretime të ndryshme nga ekspertët kushtetues. “Nuk mendoj që është dramatike situata qysh po e interpreton opozita. Është pjesë e formësimit të mëtutjeshëm konstitucional të vendit tonë”, ka deklaruar Konjufca para mediave.

Debatet për afatin dhe mënyrën e përfundimit të seancës konstituive janë rikthyer në qendër të zhvillimeve politike pas zgjedhjeve, në kohën kur partitë politike nuk kanë arritur ende marrëveshje për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *