Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive për përmbylljen e procesit të konstituimit të institucioneve.
Përmes një reagimi në Facebook, Dehari ka akuzuar disa deputetë të opozitës se nuk duan marrëveshje politike dhe se, sipas tij, synojnë tensionimin e situatës në seancën konstituive.
Ai ka paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjeje politike mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Dehari ka thënë se marrëveshja politike është e domosdoshme për tejkalimin e situatës së krijuar dhe se një zgjidhje të tillë, sipas tij, e kërkojnë edhe Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese. ‘Duhet të arrihet marrëveshja politike.
Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë’, shkroi Dehari.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





