Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është vetëm për modernizim, por pjesë e një strategjie politike dhe diplomatike të Beogradit për të kërkuar hegjemoni në rajon, veçanërisht ndaj Kosovës.
Kurti gjithashtu vuri në dukje se retorika e liderëve serbë dëshmon vazhdimësinë e pretendimeve ekspansioniste të Serbisë.
Ai gjithashtu theksoi se partneriteti i Kosovës me NATO-n është shtylla kryesore e sigurisë së vendit.
Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te ndikimi i Rusisë në zhvillimet e sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke bërë thirrje për përgatitjen e diplomatëve për përballjen me narrativat e rreme dhe fushatat dezinformuese.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





