Kylie Jenner festoi 29-vjetorin me një festë intime në Beverly Hills

Kylie Jenner festoi paraprakisht 29-vjetorin me një festë intime në rezidencën e saj në Beverly Hills, ku mes të ftuarve ishin motrat e saj, Kim dhe Khloe Kardashian, si dhe shoqja e ngushtë Hailey Bieber.

Ylli i “The Kardashians” zgjodhi një temë me mace për festimin, ndërsa për këtë rast veshi një fustan të shkurtër rozë prej lateksi, të kombinuar me sandale rozë të zbukuruara me pupla.

Ajo ndau në rrjetet sociale edhe pamje nga dekorimet, aksesorët dhe tre tortat e ditëlindjes, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Hailey Bieber, 29 vjeçe, iu bashkua festës dhe publikoi disa momente nga mbrëmja, ku shfaqej duke përgatitur pije për të ftuarit.

Ajo kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë, të cilën e plotësoi me një boa rozë me pupla dhe një diademë me gurë.

Ndërkohë, vëmendjen e fansave e tërhoqi mungesa e të dashurit të Kylie-t, aktorit Timothee Chalamet, i cili nuk u pa mes të ftuarve. Çifti është parë për herë të fundit së bashku publikisht rreth një muaj më parë, gjatë finales së Kupës së Botës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *