Aktori amerikan, Michael B.
Jordan dhe këngëtarja britanike, Raye, u panë së bashku në parkun argëtues Six Flags Magic Mountain, pranë Los Angelesit.
Dyshja u fotografua gjatë një prej atraksioneve, teksa bisedonin dhe dukej se po shijonin një dalje të përbashkët.
Pamjet u përhapën në rrjetet sociale dhe nisën spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Asnjëra prej palëve nuk ka komentuar publikisht për zërat, ndërsa përfaqësuesit e tyre nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim zyrtar.
Michael B.
Jordan ka qenë i lidhur më parë me Lori Harvey, ndërsa Raye ka qenë në lidhje me emra të njohur si Drake dhe Lewis Hamilton.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





