Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për Kosovën, duke e cilësuar qëndrimin e tij si ‘gabim diplomatik’ dhe duke thënë se Ukraina duhet ta njohë shtetin e Kosovës. ‘Ky është një gabim diplomatik.
Ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin.
Do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe, përfundimisht, Ukraina do ta njohë atë,’ shkroi Goncharenko.
Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Zelenskyt, i cili gjatë një konference për shtyp në Beograd tha se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar. ‘Ne e respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë, e respektojmë të drejtën ndërkombëtare.
Prandaj, pozicioni ynë për atë që ju përmendët, shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, mbetet i pandryshuar.
Ne gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar,’ tha Zelensky.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





