Aktori britanik, Matt Smith, i cili luan Daemon Targaryen në serialin ‘House of the Dragon’, mendohet të marrë rreth 300 mijë dollarë për episod, megjithëse kjo shifrë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pagat e kastit mbahen sekret, por vlerësimet sugjerojnë se ai mund të ketë fituar rreth 7.2 milionë dollarë vetëm nga episodet e shfaqura deri tani.
Megjithatë, kjo mbetet një informacion i pakonfirmuar.
Para këtij roli, Smith kishte karrierë të suksesshme si ‘Doctor Who’ dhe si princ Philip në ‘The Crown’.
Pasuria e tij vlerësohet rreth 9 milionë dollarë, por ai nuk është aktori më i pasur i serialit, pasi Rhys Ifans, që luan Otto Hightower, mendohet të ketë rreth 12.5 milionë dollarë pasuri.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





