Rreth 20 qytetarë të Komunës së Ferizajt janë gjobitur nga Inspektorati Komunal për shkak të ndotjes së ambientit, duke hedhur mbeturina jashtë orarit të përcaktuar dhe në vende të paautorizuara.
Në Inspektoratin Komunal theksuan se, falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët po i raportojnë rastet, po shqiptohen gjoba me qëllim të ruajtjes së ambientit.
Shoqëria civile thotë se raportimi i rasteve me qëllim të ruajtjes së ambientit është një hap i mirë dhe se është dashur të ekzistojë edhe më herët.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





